Më 8 tetor pritet të përfundojnë aplikimet për kreun e ri të SPAK-ut.
Ndërkohë që kanë kaluar 2 javë që prej nisjes së procesit, deri më tani s’ka aplikuar asnjë prokuror.
Në një raportim për Mcn Live gazetari Arsen Rusta bën me dije se: "Mcn Live ka mundur të mësojë se kandidatët që kanë nisur përgatitjen e dokumenteve janë Vladimir Mara, Adnan Xholi dhe Klodian Braho".
Kujtojmë që më 18 dhjetor përfundon mandati i Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme.



