Kërkesa për lirim të parakohshëm, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Belerin

Kërkesa për lirim të parakohshëm, Gjykata e Fierit shtyn seancën për Belerin

Gjykata e Fierit ka shtyrë për të dytën herë seancën lidhur me kërkesën e Fredi Belerit për lirimin e parakohshëm me kusht.

Kjo kërkesë nga pala mbrojtëse u bë nën argumentin se Beleri e ka shlyer 2/3 e dënimit.

Mungesa e përfaqësuesit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, u bë shkak për shtyrjen e seancës, pasi nuk disponon ende dëshminë e penalitetit.

Drupal Ad

Avokatët pretenduan se është vetë ky institucion që i lëshon këto dokumente, dhe një pretendim i tillë sipas tyre, bëhet enkas për të mos lejuar lirimin e Belerit deri në mbajtjen e zgjedhjeve vendore të pjesshme për kreun e Bashkisë së Himarës më 4 gusht.

Geni Gjyzari, avokati i Fredi Belerit deklaroi se burgjet marrin direktiva nga kryeministri Edi Rama, duke mbajtur një qëndrim të ndryshëm nga rastet e tjera.

Ndërkohë seanca e radhës u la në orën 09:30 të 29 korrikut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy