Policia shkon në banesën e Gruevskit për ta arrestuar, por ish-kryeministrit është larguar (VIDEO)

Policia shkon në banesën e Gruevskit për ta arrestuar, por ish-kryeministrit është larguar (VIDEO)

Ministria e Brendshme maqedonase ka firmosur urdhër arrestin për ish-kryeministrin Nikolla Gruevski.

Ky vendim erdhi pas njoftimit nga Gjykata Penala që nuk ka mundur të gjejë të akuzuarin Nikolla Gruevski për t’i dorëzuar vendimin që menjëherë të paraqitet në burg për të kryer dënimin për rastin "Tanku".

Megjithatë, policia nuk e ka gjetur aty Gruevskin, ndërsa kërkimi për të do të vazhdojë bëjnë me dije autoritetet.

"Ju njoftojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dhënë urdhër për arrestimin e Nikolla Gruevskit dhe në datë 12.11.2018 në ora 16:30 e dorëzoi në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup dhe ka kërkuar njoftim për urdhërin e arrestit. Menjëherë pas dorëzimit, MPB-ja vepron sipas kërkesës”, thuhet në njoftimin e MPB-ja.

Gjatë ditëve të kaluara postieri gjyqësorë tentonin Gruevskit t’i parashtrojnë vendimin e Gjykatës Penale, me të cilin refuzohet ankesa e tij lidhur me dënimin dyvjeçar me burg, që ai duhet ta vuajë për rastin “Tank”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, e cila me anë të një deklarate thekson se “Qeverisja kriminale sonte preku fundin dhe konfirmoi se Republika e Maqedonisë nuk ka institucione por vetëm instrumente të kartelit kriminal që keqpërdorohen për llogaritje politike

Partia kryesore opozitare në Maqedoni theksoi se “I vetmi politikan i amnistuar për kriminalitet të rëndë, Zoran Zaevi ka porositur mediat të jenë prezent para shtëpisë së deputetit dhe kryetar nderit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski për ta zmadhuar kurthin ndaj tij”, thotë VMRO-DPMNE-ja duke shtuar se keqpërdorim i tillë i institucioneve dhe medias nuk është parë në asnjë shtet evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy