Vlahutin: Ju pret një vit i vështirë, duhet përmirësuar imazhi i vendit

Vlahutin: Ju pret një vit i vështirë, duhet përmirësuar imazhi i vendit

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, thotë se në pritje të hapjes së negociatave vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të punojë për të përmirësuar imazhin e saj në vendet e BE-së.

“Shqipëria nuk është e mirënjohur në BE. Kjo ka pikën e saj negative, por edhe anën e saj pozitive. Duhet të gjeni një mënyrë që të shpjegoni se sa e mirë dhe çfarë vlerash ka Shqipëria. Është e rëndësishme që të dish se çfarë duhet të arrish te qytetarët. Në disa vende të BE-së ka pasur raste të shqiptarëve, të cilët kanë qenë të implikuar në grupe kriminale, por kjo nuk është e drejtë që shqiptarët të përfaqësohen nga ata. Prandaj duhet të gjeni një mënyrë që t’u shpjegoni vendeve të BE-së se çfarë vendi jeni”, tha Vlahutin gjatë një konference me temë “Çfarë pritet nga çelja e negociatave”.

Vlahutin tha se integrimi europian mbetet përgjegjësi e shumicës dhe pakicës njëkohësisht.  

“Integrimi evropian nuk është për njerëz që kanë programe të fshehura. Është përgjegjësi e shumicës dhe pakicës. Shumica duhet të shtrijë dorën gjatë gjithë kohës”, tha ajo.

Për Vlahutin, klasën politike në Shqipëri e pret një vit i vështirë.  

“Ka edhe pak vende që janë të kujdesshme dhe ju duhet të provoni që ajo që keni bërë, të përfitoni edhe nga ata. Ata i kanë njohur reformat. E vetmja gjë që duhet të bëni është që të përshpejtohet ky motor. Është një vit i vështirë. Do ju duhet të ngrini ekipin. Është mjaft me rëndësi që të keni një konsensus real që të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy