
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ka reaguar pas ekstradimit të shtetasit rus Igor Kokunov, i cili u arrestua nga policia shqiptare në gusht të këtij viti.
Erida Skëndaj kryetarja e KSHH, në një lidhje me edicionin e lajmeve në MCN tv, tha se sa i takon procedurave të ekstradimit, ato janë shoqëruar me vonesa dhe mungesë koordinimi, duke shkelur të drejtat e njeriut dhe garancitë procedurale.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vlerëson se moskoordinimi i veprimeve të mësipërme si dhe vonesat në procedurat e ndjekura janë shoqëruar me pasoja të dëmshme. Ndërsa procedurat për ekstradim pezullohen me një vendim të detyrueshëm të Gjykatës kushtetuese kur Kokunov është ekstraduar. Mosezkekutimi i vendimit të përkohshëm të Gjykatës Kushtetuese e ka cenuar jo vetëm të drejtën për një proces të rregullt ligjor por edhe procesin e mbrojtjes që shteti Shqiptar duhet t’i ofrojë shtetasve të huaj që ekstradohen, kur ata pretendojnë se në vendet e origjinës do i nënshtrohen torturës dhe trajtimit çnjerëzor.
Sipas Skëndaj, përgjigja e pritur nga institucionet gjegjëse për gjetjet e Komitetit te Helsikut, akoma nuk kanë ardhur.
Ne kemi bërë deklaratën para dy ditësh dhe ditën e djegshme kjo deklaratë është përcjellë në rrugë zyrtare sa i takon shqetësimeve që kemi ngritur aty.
Ne vlerësojmë aty se përveç se është cenuar standardi për një proces të rregullt ligjor, pasi nuk është respektuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pezullon ekstradimin e këtij shtetasi, nuk janë marrë as në konsideratë mekanizma të tjerë sikurse është Gjykata Evropiane për të Drejtët e Njeriut cila për një kërkesë që është marrë në një mase emergjentë që te pezullojë proceduarat e ekstradimit, ka vendosur qe te pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare.
Dhe ky komunikim i Gjykatës Evropiane që njeh autoritetin e Kushtetueses dhe mbetet në pritje nga gjykatë përpara se të shprehet nëse do të ketë ose jo një masë urgjente, ishte kambanë e mjaftueshme alarmi, për të gjitha institucionet që të vepronin në të njëjtën mënyrë.
Sepse Gjykata Kushtetuese për sa kohë kishte një proces të tillë pezullimi ku pretendoheshin shkeljet e natyrës kushtetuese, asnjë urgjencë nuk implikohen ne rastin konkret në të gjitha institucionet, përfshirë edhe Ministrinë e Drejtësisë për të vënë në lëvizje ekstradimin.



