Vitin e kaluar aktorja e njohur Gwyneth Paltrow çuditi botën kur prezantoi një qiri në markën e saj “Goop” që po ta përkthesh në shqip quhet “Kjo ka erën e vaginës sime” (This Smells Like My Vagina).
Por një blerëse e këtij qiriu që kushton 75 dollarë i ndodhi një surprizë e pakëndshme. Sipas një gruaje që ka treguar ngjarjen e saj në Twitter, qiriu shpërtheu në momentin që e ndezi.
“Kurrë nuk kam parë diçka të tillë. E gjitha ishte e ndezur dhe ishte shumë e nxehtë për t'u prekur. Mund të kishte djegur dhomën. U frikësova në moment, por më pas kur e mendova si ngjarje se qiriu me aromën vaginës së Gwyneth shpërtheu në dhomën time ishte qesharake”, tregon gruaja britanike, Jody Thompson.
Qiriu u bë i famshëm menjëherë pasi doli në shitje vitin e kaluar për 75 dollarë.
Qiriu përshkruhet në faqen e Gwyneth, Goop, si i mrekullueshëm, seksi dhe i papritur.
Një zëdhënëse e Goop tha për The Sun: “Jemi në kontakt me gruan për të parë nëse ajo ndoqi udhëzimet specifike të sigurisë, si prerja e fitilit dhe mos djegia e tij për më shumë se dy orë. Në Goop, ne kontrollojmë produktet që shesim dhe siguria e klientit ka përparësi, kështu që kemi njoftuar prodhuesin për çështjen dhe gjithashtu jemi lidhur me të për t’i dërguar disa nga produktet tona”.
Ndërsa produkti u shit brenda disa orësh në janar 2020, ka pasur për çmimin e lartë dhe mungesën e kërkimit mjekësor për të mbështetur përfitimet e pretenduara shëndetësore të shumë prej produkteve.
Përkthyer nga All Thats Interesting



