
Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet lidhur me përmbytjet në qytet.
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, bëri me dije se dy ditë më parë ka ndodhur vdekja e një punëtori të komunales së Durrësit.
Për këtë rast, prokuroria po zhvillon hetime të thelluara, duke përfshirë edhe situatën me hidrovorin e ri dhe përmbytjet që kanë prekur qytetin.
I ndjeri Astrit Hysenaj ka dalë për të bërë disa verifikime dhe ka dalë për në punë dhe nuk është kthyer.
Është angazhuar RENEA dhe është gjetur pa jetë. Prokurorja Seula Beluli ka çelur një hetim.
Hysenaj është viktima parë e përmbytjes. Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për vdekjen e tij si dhe për shpërdorim detyre ndaj disa persona dhe vdekje nga pakujdesia. N
jë prej hetimeve është për hidrovorin e ri për të cilin janë investuar 19 miliona euro dhe ai nuk ka punuar dhe sipas prokurorisë e ka rënduar situatën.
Janë 1000 banesa të dëmtuara, 500 persona të evakuuar dhe janë prona të shkatëruara të qytetarëve.



