Një plagosje është regjistruar në Pukë ditën e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dush. Sipas bluve, më datë 17.08.2017 rreth orës 21:15 ka ardhur një telefonatë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë se në fshatin Dush, Njësia Administrative Luf – Qerret Pukë, ka një konflikt.
Menjëherë shërbimet e Policisë pas vlerësimit të situatës dhe pas mberritjes në vendngjarje në orën 22:30, kanë konstatuar se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Alfred Tusha, vjeç 37, ka goditur me mjete te forta dhe mjet preres shtetasin Z. T. vjeç 27.
Shtetasi Z. T. ndodhet ne Spitalin Pukë ku po merr mjekim dhe momentalisht është jashtë rreziku për jetën.
Nga shërbimet e Policisë në kohë rekord është bërë e mundur arrestimi i autorit të dyshuar Alfred Tusha.
Vazhdojnë veprimet proceduriale për sqarimin e plotë dhe dokumentimin e ngjarjes.



