Milo: Europa në situatë krize, mënyra si do zgjidhet konflikti në Ukrainë do ndikojë në ecurinë e  BE-së

Milo: Europa në situatë krize, mënyra si do zgjidhet konflikti në Ukrainë do ndikojë në ecurinë e  BE-së

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar për takimin në Rihad për paqen e Ukrainës për të cilën u shpreh se evropianët janë të shqetësuar dhe po përpiqen të mbajnë një qëndrim unik.

Ai tha se Europa është në një situatë krize dhe se  në vend që të forcojë identitetin e saj po humbet terren.

Sipas tij mënyra se si do zgjidhet konflikti në Ukrainë do ndikojë dhe në ecurinë e vetë BE-së.

Shumë zhurmë është duke u bërë për dy takimet, por ai i Rihadit në kuptimin e drejtpërdrejt është një takim për të përgatitur axhendën, kohën dhe vendin e takimit të nivelit më të lartë që do bëhet mes Trump dhe Putin.

Amerikanët për të qetësuar evropianët që janë shumë të shqetësuar përfshirë dhe Ukrainën që bëhet objekt diskutimi pa qenë vetë të pranishme  se takimi nuk është negociues por parapërgatitor.

Kjo bëhet që evropianët të qetësohen, madje dhje te telefonata e Trump me Macron para takimit me liderët evropianë synonte ti jepte mesazh evropianëve se nuk do lihen mënjanë në bisedimet e mundshme me Putin.

Pritet ende sepse nuk ka përfunduar takimi i liderëve evropianë, por nga të dhënat dhe deklaratat e bëra bëhet e ditur që evropianët duke qenë të shqetësuara do përpiqen të mbajnë një qëndrim unik që pastaj mund ta çojnë në një qëndrim të të gjithë BE-së.

Vetë Scholz ka paralajmëruar se nuk do pranojmë një paqe me diktaklt, që do thotë se duhet të jenë prezentë, dhe se evropianët do jenë ata që do vendosin forcat që vendosin vijën paqeruajtëse. Pra mënyra se si do zgjidhet konflikti në Ukrainë do ndikojë dhe në ecurinë e vetë BE-së.

I pyetur nëse është ky fillimi i fundit të Evropës, apo një ngjarje që katalizon një ristrukturim te madh, Milo tha se Evropa është në një situatë krize dhe se ka një numër dobësish që po i shfaq në këto momente, kjo dhe për shkak të ndryshimeve që ndodhën në lidershipin amerikan.

Evropa është në një situatë krize, situatë ku është tronditur besimi në të ardhmen e saj, në një situatë ku po manifestohet mungesë lidershipi i saj, pra ka një numër dobësish që po shfaq Evropa në këto momente kjo dhe për shkak të ndryshimeve që ndodhën në lidershipin amerikan, dhe fati i Evropës ka të bëjë jo thjeshtë me përmbylljen e një konflikti, por me fatin e një kontinenti se si do shkojë në të ardhshmen.

BE është një vepër e madhe evropiane që ka jetuar dhe ka arritur suksese deri tani duke ju dhënë shpresë dhe vendeve të tjera, por këtu bëhet fjalë për vendime të mëdha, mes Rusisë, Kinës, SHBA, Evropës dhe në të gjithë këtë, Evropa në vend që të forcojë identitetin e vetë ajo është duke humbur terren nga konkurrenca që i bëjnë këto fuqi të mëdha.

Konkretisht Evropa është në një krizë të madhe delikate. Europa ka dëshmuar se s’ka forcë që të mund të zgjidhë konfliktet e Ballkanit perëndimor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy