Nënkryetarja e Kuvendit dhe deputetja socialiste, Valentina Leskaj kërkon nga Kuivendi që mandati i saj si deputete të shkojë për interpretim në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një letre drejtuar kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, Leskaj ka kërkuar që të autorizohet nga Kuvendi dërgimi i mandatit të saj për gjykim në Kushtetuese. Kërkesa e deputetes vjen pas kushtëzimit që PD i ka bërë pranisë së saj si forcë politike në Kuvend, nëse nuk dërgohen mandatet e Valentina Leskajt e Rakip Sulit për gjykim në Gjykatën Kushtetuese.
PD akuzon se deputetët kanë përfituar nga fondet publike. Me një akuzë të tillë Kuvendi lejoi që në Kushtetuese të jepet një vendim për mandatin e Koço Kokëdhiës, mbi të cilin PD ka ngritur të njëtën akuzë.



