Ditën e sotme është parashikuar rinisja e mësimit në shkollat fillore e gjimnaze, por diçka e tillë nuk ka ndodhur në Bradashesh të Elbasanit. Nxënësit dhe prindërit në shkollën e Bradasheshit kanë dalë mëngjesin e sotëm në protestë, ndërsa kanë refuzuar të futen në mësim.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë shkollë nxënësit protestojnë. Shkak për refuzimin e nisjes së mësimit është mungesa e ngrohjes, por edhe elementëve të tjerë të infrastrukturës që mungojnë në këtë shkollë. “S’ka vota pa ngrohje”, ishte një nga slloganet që mbante në dorë një nxënëse.
Nxënësit dhe prindërit kanë bërë të ditur se nuk do ta nisin mësimin deri në plotësimin e kushteve. Siç shihet edhe nga fotot, asnjë nxënës nuk ka pranuar të futet në mësim.



