Një muaj pas tërmetit/ Autokolona me 300 ton ndihma nga Bosnja për Shqipërinë

Një muaj pas tërmetit/ Autokolona me 300 ton ndihma nga Bosnja për Shqipërinë

Sot bëhen një muaj nga tërmetii tmerrshëm i 26 nëntorit i cili la pas vetes 51 viktima, dhe qindra të lënduar e shtëpi të shkatrruara. Gjatë gjithë kësaj kohe, nuk kanë munguar ndihmat nga vende të ndryshmë për rimëbëmbjen e vendit nga tërmeti.

Kësisoj, një autokolonë me ndihma prej rreth 300 tonë mallrash, kryesisht materiale ndërtimi, në organizim të Shoqatës “Pomozi.ba” në mëngjes u nis nga Sarajeva për në Shqipëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Themeluesi i Shoqatës “Pomozi.ba” Elvir Karaliç tha se para një muaji ka filluar aksioni për mbledhjen e ndihmave për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Karaliç tha se kërkesat ishin fillimisht për ushqim, dyshekë, tenda dhe garderobë, por pas konsultimit me Shtabin e Krizave në Durrës, pati një ndryshim.

“U informuam se materiali ndërtimor është më i domosdoshëm ashtu që zhvendosëm fokusin tonë nga ushqimi, i cili ishte në fazën fillestare, tek materiali ndërtimor. Pra, nga këto 300 tonë ndihma, ka 14 maunë, rreth 270 tonë janë material ndërtimi ndërsa pjesa tjetër është ushqim, dyshekë dhe pelena”, tha Karaliç.

Ai shtoi se kjo ndihmë është nga populli i Bosnjë e Hercegovinës për popullin e Shqipërisë.

Konsulli i përgjithshëm i nderit të Republikës së Shqipërisë në BeH, Muharrem Zejnullahu, kujtoi se menjëherë pas tërmetit, “Pomozi.ba” u përfshi në mbledhjen e ndihmës.

“Kjo është një nga autokolonat më të mëdha të ndihmës humanitare të këtij lloji që niset pas tërmetit në Shqipëri. Një autokolonë e madhe, 14 maunë të mëdhenj me 300 tonë materiale ndërtimi dhe ndihma tjera”, tha Zejnullahu.

Pritet që autokolona të mbërrijë sot në Shqipëri, ndërsa ndihma do të dorëzohet në Shtabin e Krizave në Durrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy