Një tërmet i fuqishëm ka goditur perëndimin e Argjentinës, që është ndier edhe në Kilin fqinj.
Agjencia Gjeologjike e SHBA-së, ka thënë se ky tërmet është 6.4 ballë e shkallës Rihter.
Pavarësisht fuqisë së madhe të këtij tërmeti, nuk është dhënë alarm për cunami.
Raportet e para nga terreni nuk thonë se ka viktima në njerëz.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 24 kilometra në jugperëndim të qytetit argjentinas të San Juan dhe rreth 267 kilometra në verilindje të kryeqytetit kilian, Santiago.



