Pedagogu Shpend Gashi kritikon deklaratën e Kryeministrit Edi Rama i cili tha se Veriu i Kosovës është tokë e askujt.
Nuk është tokë pa zot ajo. Nëse thua tokë pa zot, mirë keq apo jo, aty ka pasur disa burra trima që kanë luftuar për atë.
Kryeministrit të Shqipërisë nuk i takon të bëjë ndërmjetësin e madh në Albanistan.
Ti nuk mund të thuash për një tokë që ka përplasje mes Kosovës dhe Serbisë. E thotë Rama se është servili i parë i forcave perëndimore.
Për mua Veriun e Kosovës ta qeverisë Albini. Kryeministri i Shqipërisë nuk mund të thotë toka e askujt.
Një Kryeministër në atë lloj instancash flet në gjuhë diplomatike.
Për të dhënë një lloj mesazhi për shtetin vëlla të Dardanisë, i mirë apo i keq Kurti, por minimumi i mundshëm kur do të më japësh mendje në shtëpinë time, hajde më ul një herë.
Në emisionin “Scrolling” në MCN TV, ai shtoi se nuk e mbron Albin Kurti Veriun e Kosovës, por se vetë shteti i Kosovës është dakord që atë lloj toke do e garantoj KFOR bashkë me instancat e NATO-s.



