Varshava dhe Kievi bien dakord për eksportin e drithërave

Varshava dhe Kievi bien dakord për eksportin e drithërave

Polonia dhe Ukraina arritën një marrëveshje lidhur me kalimin përmes territorit të Polonisë të automjeteve që eksportojnë grurë nga Ukraina.

Në marrëveshje edhe me Lituaninë Polonia dhe Ukraina ranë dakord që të përshpejtojnë tranzitin e eksporteve për tregjet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme përmes Polonisë.

Duke filluar nga e mërkura (04.10) automjetet që do të transportojnë drithëra nga Ukraina për në portet lituaneze nuk do të kontrollohen më në kufirin polako-ukrainas, u shpjegoi gazetarëve ministri i Bujqësisë i Polonisë, Robert Telus.

Sipas marrëveshjes “përgjegjësinë e plotë” për kontrollin e mallrave do ta marrë Lituania. Polonia do të vazhdojë të lejojë korridoret për kalimin tranzit “sepse kjo është e mirë për fermerët polakë, për Ukrainën, për Bashkimin Evropian dhe për të gjithë botën”, tha Robert Telus.

Për shkak të luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës rruga klasike për eksportimin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi është bllokuar pasi Moska e anuloi marrëveshjenpër eksportin e drithërave në korrik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy