Fotot që ngatërruan mediat grek, ja kush është "kryeministri" që pushon në Parga (FOTO)

Fotot që ngatërruan mediat grek, ja kush është "kryeministri" që pushon në Parga (FOTO)

Pak ditë më parë, mediat greke shkruan se kryeministri Rama ka zgjedhur Greqinë për të kaluar pushimet së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Në shkrimet e mediave të vendit fqinj thuhej se çifti Rama ndodhet në Parga që prej 15 korrikut. Sipas gazetarëve, pronarët e hoteleve nuk e kanë konfirmuar dhe as mohuar informacionin, megjithatë Rama është njohur nga punëtorët shqiptarë në hotel.

Këtyre lajmeve iu përgjigj edhe vetë kreu i qeverisë, i cili me anë të një postimit u shpreh se pushimet do t’i bëjë vetëm në Shqipëri dhe ky është një rregull edhe për ministrat.

Por shkrimet e mediave greke duket se bazohen në një ngatërresë të vogël. GSH.al boton disa foto të shkrepura javën e kaluar në Parga të Greqisë në një nga hotelet luksoze në bregdetin grek. Një person që ka ngjashmëri të madhe me kreun e qeverisë po pushon aty së bashku me gruan dhe vajzën e tij. Shikoni fotot për të dalluar ngjashmërinë e madhe. Me shumë gjasë, ky person është pikasur nga ndonjë punonjës shqiptar i resortit i cili e ka përhapur fjalën e cila ka mbërritur në veshin e gazetarëve grekë. Personi në foto, kur qëndron në profil “i ka prerë kokën” Edi Ramës. Megjithatë në pamje më të qartë duket që nuk është ai. Të paktën, kryeministri ynë nuk është ende qeros.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy