“Ahmetaj”: Është në dorën e drejtësisë të tregojë nëse është rast fajësie apo jo! Nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai lëshon veten

“Ahmetaj”: Është në dorën e drejtësisë të tregojë nëse është rast fajësie apo jo! Nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai lëshon veten

Kryeministri Edi Rama në një mesazh nëpërmjet rrjeteve sociale në lidhje me çështjen Ahmetaj ka deklaruar se është në dorën e drejtësisë të tregojë nëse ish zëvendëskryeministri është fajtor, apo i pafajshëm. "Është në dorën e drejtësisë të na tregojë nëse është rast fajësie apo rast pafajësie. E përsëris dhe një herë sot për të gjithë familjen tonë politike atë që kam thënë me fjalë të tjera disa herë më parë , pro e kam stërthënë që ditën e parë në të gjitha mbledhje se: Kush e ngatërron rrugën e përbashkët me një rrugë ku bëhen dy punë dhe për shtetin dhe për xhepin merr përgjegjësi që nuk e ndan dot as me mua as me ne, po duhet ta mbajë vetë, qoftë para pasqyrës, qoftë kur sheh nga Zoti, apo qoftë kur ndodhet para drejtësie. Nuk zgjedh asnjë bashkëpunëtor për të mos e lëshuar, kur ai e lëshon veten jashtë rrugës së përbashkët, por bashkëpunëtorin e zgjedh për të mos lëshuar rrugën dhe njerëzit që na kanë zgjedhur për t’i udhëhequr".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy