Turizmi kulturor, ekspertët: Sfidë mbetet pastërtia e territorit

Turizmi kulturor, ekspertët: Sfidë mbetet pastërtia e territorit

Aneo Hila dhe Xhimi Lama, ekspertë turizmi, thanë në studion e MCN Informacion se sfida më e madhe e turizmit mbetet pastërtia e mjedisit. Ata thanë se aksionet e pastrimit janë të pamjaftueshme, pasi duhet një sistem menaxhimi.

Aneo Hila

Akseset tani po hapen goxha shpejt. Ne duhet të shkojmë dhe të përditësojmë edhe vetë se ku mund të shkelet. Këtu është një përqindje e vogël që kanë interes për kulturën kishtare.

Nuk duhet vullnet i mirë, por edhe koordinim. Ka një arsye pse këto destinacione nuk futen në itinerare. Nuk mund të bëhen degëzime që të marrin shumë kohë. Duhen piketuar këto atraksione dhe të strukturohen që të kenë vizitorë. Sepse janë produkt për turizmin.

Në Apoloni është një destinacion që çon turistët drejt Jugut. Aty ka pastërti, por po të ikësh pak më poshtë e ke plot me plehra. Është diçka që rregullohet pa investim.

Xhimi Lama

Periudha e izolimit komunist ka pasur interes. Ishin një kategori turistësh që çfarë nuk kishin dëgjuar. Por problem është infrastruktura. Ka goxha interes për këto sajte. Sfida më e madhe është trafiku, sfida e dytë është pastrimi. Ne edhe si popull pyesim vetëm për shtëpinë tonë brenda. Nuk kemi krijuar një sistem menaxhimi të mbetjeve. Me aksione nuk mbrohet dot territori.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy