
Një sfilatë dixhitale do të reklamojë koleksionin e ri të meshkujve për vitin 2021 dhe para-koleksionet për pranverë 2021.
Dhoma Kombëtare e Modës Italiane ka njoftuar lajmin, gjithashtu ka vendosur të bëjë një hap në botën virtuale për të mbështetur sektorin në vështirësi. Java e modës dixhitale do të mbahet më 14 dhe 17 korrik.
Nuk është ngjarja e parë tërësisht dixhitale e paralajmëruar për të korrigjuar anulimet e javëve tradicionale të modës. Shanghai tashmë ka bërë një eksperiment në mars. Gjithastu javën e modës për burra në Londër do ta provojë këtë metodë në qershor.
"Zhvillimi i një jave të modës dixhitale është një përgjigje konkrete për momentin që po jetojmë, gjë që na jep mundësinë për të vazhduar rrugën e nisur në shkurt me iniciativën" tha Carlo Capasa, president i Dhomës Kombëtare të Modës.



