
Ambasadorjka amerikane në vendin tonë, Yuri Kim ka deklaruar se reforma në drejtësi duhet të çohet përpara, ndërsa theksoi se për këtë duhet guxim.
Ajo shtoi se kjo reformë ka kosto personale e profesionale, por për të mirën e shtetit duhet vijuar përpara.
Këto deklarata Kim i ka bërë gjatë një konference të organizuar nga Komiteti shqiptar i Helsinkit për monitorimin e punës së KLP dhe gjyqësorit KLGJ përgjatë një viti.
Le të ndalojmë së shtiruri dhe të çojmë reformën përpara. E kuptoj që puna e gjyqtarëve nuk është e lehtë, por është e rëndësishme. Nuk mund t’ia lejojmë vetes të mos kemi sukses në këtë reformë. Së pari, KLD duhet të plotësojë detyrën e tij për të pasur një SPAK me gjyqtarë që kanë kaluar Vettingun. Nuk ka dyshim që plotësimi i vendeve bosh, të shkaktuara nga Vettingu ka qenë alarmuese. Këshilli duhet të veprojë tani për të bërë një vlerësim të sistemit, duke bërë hartësimin gjyqësor dhe duke iu kërkuar llogari magjistratëve. Ne e kuptojmë trysnin, ndoshta jo aq mirë sa ju, por e kuptojmë po aq sa ju rëndësinë e të ecurit përpara. Ky është momenti, ju keni rol tejet të rëndësishëm. Fëmijët, brezi i ardhshëm, e kanë mendjen te ju. Nëse ju nuk jeni të guximshëm, të paguani kostot, apo nëse të gjithë ne nuk i paguajmë kostot, do t’i paguajnë brezat e ardhshëm.



