Me 180 mijë euro kokainë në stomak, kapet gruaja, çfarë e lidhte atë më Shqipërinë

Me 180 mijë euro kokainë në stomak, kapet gruaja, çfarë e lidhte atë më Shqipërinë

Trafikantët e drogës në shumicën e rasteve janë burrat, por këtë herë në pranga të policisë italiane ka rënë një grua. Ajo kishte fshehur 180 mijë euro kokaine në stomak. Ajo është një grua dominikane e moshës 30-vjecare e cila u arrestua në një hotel në Torino disa ditë më parë, pasi kishte gëlltitur 55 vezë me më shumë se gjysmë kilogram kokainë të pastër.

Hetuesit në Torino, thonë se të paktën ka 10 vjet, që është një lidhje e rëndësishme e trafikut të drogës mes disa shteteve evropiane, veçanërisht nga Spanja dhe Shqipëria në lidhje me marihuanën, e Holanda për kokainën. Gruaja po planifikonte të qëndronte në qytet vetëm disa ditë dhe kishte rezervuar një dhomë në hotel.

Pasi iu nënshtrua një grafie ajo u zbulua. Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit nuk u gjetën gjurmë të substancave të lëndës narkotike. Mendohet se ajo ishte pjese e trafikut të drogës e ndonjë organizate lidhur me shtetet e përmendura më lart.

euro

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy