Anëtari i Kryesisë “Diaspora Për Shqipërinë e Lirë”, Nador Bakalli, thotë se lëvizja që ai përfaqëson ka qenë gjithmonë për vetëdeklarimin e emigrantëve.
Në një intervistë për emisionin FactCheck, ai u shpreh se emigranti nuk ka nevojë që të paraqesë një dokument shoqërues, pasi ai person që paraqet dokument false, nuk merr as shërbim dhe as voton.
Megjithatë Bakalli shprehu bindjen se nga diaspora do të ketë më shumë interes nga sa mendohen për të votuar.
Nëse deklaroj adresë false nuk më vjen zarfi, do shkojë kot. Vota do të jetë me postë, kjo është e vendosur, nuk ka më diskutime.
Ne i kemi paraqitur KQZ propozimet dhe ky me postë është më i sigurti. Patronazhimi mund ta humbë postën dhe të bëj llok lloj gjërash.
Po ne kemi kërkuar që ku proces të përjashtojë Postën Shqiptare nga ky proces, unë shpresoj që posta e një kompanie të madhe ndërkombëtare të mos humbë rrugës.
Kur ka një votim për herë të parë gjithmonë ka shumë pak pjesëmarrje, por e them me bindje që do votojnë më tepër nga sa mendohej se do votojnë.
Ka një interes shumë të madh nga emigrantët për të votuar. Ajo që duam është që të kemi përfaqësim në 2025, vjen kjo me përfaqësim në PD, apo parti tjetër.
Me Partinë Socialiste nuk doja, në radhët e Partisë Demokratike do isha i gatshëm të kontribuoja, se janë shumë gjëra që duhen marrë në konsideratë, është familja, puna, është për tu parë.
Dëshira jonë është të kemi përfaqësuesit tanë në parlament në 2025, ne do e shohim.



