“Njerëz që kanë dalë nga pylli”, deklarata e kryeministres serbe acaron Prishtinën zyrtare (VIDEO)

“Njerëz që kanë dalë nga pylli”, deklarata e kryeministres serbe acaron Prishtinën zyrtare (VIDEO)

Një deklaratë e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, ditën e djeshme, është pasuar me reagimin e menjëhershëm të zyrtarëve më të lartë në Kosovë. Të mërkurën, Bërnabiç, në prani të ambasadorit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se e shqetëson situata në Kosovë, sepse, sipas saj, ka “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”.

Deklarata u bë gjatë fjalës që kreu i qeverisë serbe mbajti pasi ambasadori i BE-së, Fabrizi, i dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.

Reagimi i parë erdhi nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se gjuha e përdorur nga kryeministrja e Serbisë është "edhe një tjetër dëshmi e urrejtjes patologjike të regjimit aktual të Serbisë kundër qytetarëve të Kosovës".

Thaçi kërkoi që BE ta dënojë dhe të distancohet nga kjo "gjuhë raciste" e zyrtarëve të Serbisë, e cila, sipas tij, nxit urrejtje dhe i minon përpjekjet për pajtim dhe normalizim.

​ “I jashtëzakonshëm dhe zhgënjyes për ne është vetëm fakti i hidhur që BE-ja nuk e dënon këtë sjellje raciste dhe antievropiane të Serbisë. Përkundrazi, BE-ja vazhdon t'i mbajë dyert e hapura për një shtet që ka kryer gjenocid dhe që nuk beson në vlerat evropiane as sot”, tha Thaçi.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, tha se kryeministres Brnabiç do t’i ndalohet hyrja në Kosovë. “Ky ndalim do të zgjasë për aq kohë sa ajo ndjek këtë ideologji të sëmurë dhe raciste ndaj popullit të Kosovës dhe kombësive të tjera që jetojnë brenda kufijve të saj”, ka thënë Pacolli.   

Këtë deklaratë, vetë Brnabiç e cilësoi si "në harmoni me politikën e Prishtinës".

“Njerëzit që janë të gatshëm të pengojnë qarkullimin e mallit, janë të gatshëm edhe ta pengojnë lirinë e qarkullimit”, ka thënë Brnabiç pas takimit me kryeministrin sllovak, Peter Pellegrini.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy