
Dita e premte, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare.
Gjatë orëve të paradites moti do të jetë kryesisht i kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë zhvillim të vranësirave lokale, të cilat në disa raste mund të shoqërohen me reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu.
Priten reshje të dobëta në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.
Në verilindje të vendit, në lartësitë mbi 1000m nga niveli i detit reshjet pritet të jenë në formë dëbore.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 21 °C
në vendet e ulëta: 6 / 21 °C
në vendet malore: 1 / 13 °C



