Valencia, 10 trupa nxirren të pajetë pas zjarrit në një kompleks apartamentesh

Valencia, 10 trupa nxirren të pajetë pas zjarrit në një kompleks apartamentesh

Zjarrfikësit dhe autoritetet mjekoligjore në Spanjë thonë se 10 trupa janë nxjerrë nga rrënojat e një kompleksi apartamentesh 14-katëshe që u përfshinë nga zjarri në Valencia. 

Veshja e fasadës së ndërtesës dhe erërat e forta dyshohet se ndihmuan në përhapjen e menjëhershme të flakëve në pak minuta. Tri ditë zie pritet të mbahen në Spanjë në lidhje me tragjedinë e rëndë. Mes të zhdukurve raportohet të jetë edhe një çift i ri me dy fëmijë të vegjël dhe dy të moshuar,

“Mund të konfirmojmë se në një inspektim fillestar policia mjeko-ligjore ka përcaktuar 10 trupa, 10 viktima, të cilët përkojnë me 10 personat e pagjetur”, u tha gazetarëve Pilar Bernabé, përfaqësuesja e qeverisë spanjolle në rajonin e Valencias. 

Bernabé nuk dha informacione mbi shkaqet e zjarrit duke theksuar rëndësinë e sekretit hetimor. Megjithatë mediat raportojnë se shtresa prej poliuretani e fasadës së pallateve mund të ketë ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy