Shpërthimi në Velipojë/ Pronari i lokalit dhe dy fëmijët në gjendje të rëndë

Shpërthimi në Velipojë/ Pronari i lokalit dhe dy fëmijët në gjendje të rëndë

Ajo që nisi si një ditë e zakonshme në bregdetin e Velipojës mund të ishte shndërruar në tragjedi. Një shpërthim në një prej komplekseve më të mëdha të banimit dhe frekuentimit në Velipojë shkaktoi tre të plagosur rëndë dhe 20 të tjerë të lënduar.

Të plagosurit në gjëndje më të rëndë dhe që janë transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar janë Besnik Zenuni, 55 vjeç, pronari i lokalit, Hektor Zenuni,  33 vjeç, dhe Saida Spahija, 19 vjeç.

Babë e bir janë transportuar në Tiranë me helikopter ndërsa vajza pritet të vijë në Tiranë me ambulancë. 

Ata kanë djegie në shkallë të rëndë në të gjithë sipërfaqen e trupit dhe janë në gjendje kritike për jetën.

Ndërsa disa persona të tjerë pasi kanë marrë mjekim në qendrën klinike të Velipojës janë larguar.

Ndërkohë, paniku te pushuesit dhe dëmet materiale kanë qenë të shumta. “Kemi parë tmerr me sy, kanë thënë shumë pushues që ndodheshin aty në momentin e shpërthimit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy