
Të bëhesh më tërheqës dhe i bukur, për t’u ndier më mirë me veten dhe për të përmirësuar raportet sociale. Deri para disa vitesh, mjekësia estetike ishte ekskluzivitet i femrave, por sot shifrat tregojnë për interesin gjithnjë e më të madh të meshkujve që i drejtohen kirurgut për të modifikuar atë që nuk u pëlqen te vetja.
Nëse botoksi është ndërhyrja e zgjedhur nga 74% e femrave, për të njëjtën gjë drejtohen në klinikat e specializuara 85% e meshkujve në Itali, ku në krahasim me vitin e shkuar meshkujt janë 19% më shumë.
Ndërkohë, teknika më e re për femrat është insulina, e cila lejon hapjen e qelizave, duke bërë kështu të mundur depërtimin e produkteve që zgjidhen për të përmirësuar pamjen.
“Kjo sjell rinimin e fytyrës, pasi forcon trajtimet rigjeneruese, që nga fillerat e deri te injeksionet klasike. Për më tepër nuk ka asnjë ndikim në sistemin e përgjithshëm”, thotë Maria Albini, koordinatore e Kongresit Ndërkombëtar ICAMP, që mbahet në Milano më 24-25 nëntor.



