Edhe George Clooney detyrohet të bëjë pyetjen: Nuk më njeh se kush jam? (FOTO)

Edhe George Clooney detyrohet të bëjë pyetjen: Nuk më njeh se kush jam? (FOTO)

Aktori George Clooney dhe avokatja e të drejtave të njeriut, Amal Alamuddin, mund të jenë një ndër çiftet më të famshëm në botë. Por kjo nuk do të thotë se e njohin të gjithë.

57-vjeçari Clooney dhe gruaja e tij 40-vjeçare ishin mes të ftuarve në dasmën mbretërore të Princit Harry me Meghan Markle.

Para se të hynin në ceremoni, atyre iu desh të prisnin një copë herë në makinë. Policia kishte krijuar një kordon jashtë Frogmore House në Uindsor, ku u zhvillua ceremonia e martesës.

Çifti i famshëm u mbajt për rreth 10 minuta në hyrje të oborrit, para se policia ta lejonte mjetin e tyre, një Audi S5, të hynte brenda.

Ata dukeshin të qetë teksa flisnin me agjentët e policisë, ndërsa më pas iu bashkuan 200 të ftuarve të tjerë në ceremoninë larg vëmendjes së kamerave.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy