
“Arrest me burg” me afat 40 ditë është masa e sigurisë e dhënë për drejtorin e Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar tre ditë më parë nga policia për vjedhje në shtetin spanjoll. Ai doli këtë të martë para Gjykatës së Kurbinit, ku u njoh me masën e sigurisë personale.



