Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK pas disa komplikimeve shëndetësore që ai i ka pasur. Thaçi është shtrirë në klinikën e Urologjisë për t’i kryer trajtimet mjekësore, pas problemeve që ka shfaqur në gurë më veshka.
Presidenti Hashim Thaçi pas disa problemeve shëndetësore ka përfunduar në QKUK ku është duke marrë trajtim mjekësor.
Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku është duke qëndruar për momentin.
Zyra e Presidentit Hashim Thaci ka njoftuar se ai ka probleme me gurë në veshkë, prandaj vizitoi sot në Klinikën e Urologjisë, në QKUK.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional”, thuhet në komunikatë.
“Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës”.
Siç njofton Presidenca, gjendja e Thaçit është stabile.



