Projektligji për markat tregtare, pos tjerash është i rëndësishëm edhe për ato subjekte që importojnë ose kanë të drejtë ekskluziviteti jashtë vendit.
Përparim Mezini, përgjegjës sektorit ligjor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, në një komunikim për “MCN economy”, shpjegoi faktin se Ligji për markat tregtare lindi si nevojë e harmonizimit të legjislacionit shqiptare me ligjet e BE-së për çdo objekt të pronësisë industriale në Shqipëri.
Të gjitha këto objekte ishin të konkluduara në një ligj të vetëm dhe ishin bërë shumë ndryshime të herëpashershme.
Për shkak të qasjes së konsumatorit se të gjitha këto objekte ishin të rëndësishme për konsumatorin në treg për të qenë më të qarta lindi nevoja edhe për të konkluduar si të gjitha vendet e rajonit ose vendet evropiane që kanë ligje të veçanta për çdo objekt të pronësisë industriale dhe në kuadër të harmonizimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së, u pa e nevojshme që të gjitha objektet e pronësisë industriale të bëhen me ligje të veçanta.
Aktualisht kemi parashikuar dy ligje, që janë ligji për markat dhe ligji për patenta për shpikje dhe përdorimi i certifikatave shtesë dhe në vijim do të vijohet edhe me objekte tjera.
Ishte shumë i nevojshëm ky ligj edhe për shkak të ndryshimeve të herëpashershme ehe të përafrimit të legjislacionit duke qenë se rregullon në tërësi regjimin juridik në lidhje me mbrojtjen e markave tregtare dhe patentave për shpikje, ishte e domosdoshme bërja e këtij ligji të ri.
Mezini thotë se Ligji për Markat tregtare synon edhe mbrojtjen ndërkombëtarë të markave jashtë vendit. Këtë sipas tij, prodhuesi mund ta bëj pranë institucionit, nëse synon tregun evropian.
Poashtu është rëndësishme edhe mbrojta ndërkombëtare që u bëhet këtyre objekteve.
Mbrojtja nëse një subjekt i së drejtës, person fizik ose kushdo, ka bërë një markë, ka krijuar dhe do ta mbrojt për disa shërbime ose produkte të caktuara, ai atëherë duhet të vij dhe ta regjistrojë pranë Drejtorisë se Përgjithshme te Pronësisë Industriale në territorin e Shqipërisë.
Në momentin që i e regjistron këtu, duke qene se ne si institucion kemi aderuar në disa marrëveshje ndërkombëtar, përmes nesh kur sheh se një produkt ka një ecuri të kënaqshme ai do që atë ta shtrijë në disa vende të rajonit dhe përmes drejtorisë tonë ai mund të kërkojë mbrojtje të markës edhe në vendet tjera.



