Gianni de Biasi është gati të bëjë “Il Cammino Di Santiago” nëse arrin të fitojë ndaj Italisë, të premten, në kuadër të eliminatoreve për Botërorin ‘Rusia 2018’. Trajneri i Kombëtares Shqiptare e ka bërë këtë premtim për të realizuar rrugëtimin prej 800 kilometrash në studiot e rrjetit televiziv italian “Sky Sport”.



