
Po, është e mundur të parandaloni format e rënda të Covid-19 përmes ushqimit, duke bërë zgjedhje specifike.
Lidhja midis llojeve të caktuara të ushqimeve dhe shfaqjes së simptomave të rënda të Covid-19 është sugjeruar dhe më herët, por asnjëherë nuk është provuar.
Tashmë, një studim ndërkombëtar, i kryer një kategori veçanërisht të besueshme, te mjekët që ndodhen në vijën e parë të luftës kundër Covid-19.
Studimi u krye në gjashtë vende: Itali, Francë, Gjermani, Spanjë, Mbretëri e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara dhe përmban informacione të rëndësishme mbi dietën, shëndetin, historinë mjekësore dhe mënyrën e jetesës.

Për studimin, u vlerësuan përgjigjet e mbi 2800 mjekëve dhe infermierëve, në lidhje me 47 lloje të ushqimeve të konsumuara dhe jo të konsumuara në vitin e kaluar.
Informacionet u mblodhën për periudhat midis korrikut dhe shtatorit të vitit 2020.
Zakonet e të ngrënit u ndanë në tre lloje: perime -baza (p.sh. më shumë perime, bishtajore, fruta të thata, pak mish të bardhë, të kuq ose të përpunuar), peshk me pak karbohidrate dhe me shumë proteina.
568 persona rezultuan pozitivë ose kishin simptoma të Covid-19.
Nga këta, 138 thanë se kishin një formë të rëndë të Covid-19, ndërsa të tjerët thanë se kishin më të butë.
Siç raportohet në British Medical Journal Nutrition, Prevention & Health , ata që ndoqën një dietë me bazë bimore kishin një rrezik 73% më të ulët për të patur një formë të rëndë.
Ata që ndoqën një dietë me peshk kishin një rënie 59% të rrezikut, krahasuar me ata që nuk përshtateshin me asnjërën nga modelet e dietave.

Ndërkohë, një dietë me proteina të larta shoqërohej me një rrezik katër herë më të lartë të zhvillimit të formës së rëndë të Covid-19 sesa ata që ndoqën një dietë me bazë bimore.
Shpjegimet, sipas autorëve, janë mjaft të qarta. Perimet e freskëta përmbajnë polifenole, karotenoide dhe substanca të tjera që forcojnë sistemin imunitar dhe e lejojnë atë të funksionojë në mënyrën më të mirë.
Te peshqit ka vitaminë D, e cila është gjithashtu është thelbësore për një përgjigje të mirë imune, dhe acide yndyrore omega 3, të cilat ushtrojnë një veprim anti-inflamator.
Siç theksuan autorët, ky është një studim vëzhgues, bazuar në atë që raportojnë pjesëmarrësit, dhe për këtë arsye është me shumë kufizime.
Sidoqoftë, nuk ka dyshim se një dietë e kujdesshme, e përqendruar në ushqime me vlera të larta ushqyese, kontribuon shumë në mbajtjen aktive të sistemit imunitar dhe kjo, nga ana tjetër, kufizon rrezikun që Covid-19 të evoluojë në format më serioze.



