Gaba: Berisha të ikte si hero, u bë i keqi i vetes dhe i PD (VIDEO)

Gaba: Berisha të ikte si hero, u bë i keqi i vetes dhe i PD (VIDEO)

Gentian Gaba, anëtar i Kryesisë së PD, thotë se protesta e 8 janarit nuk e përfaqëson Partinë Demokratike. Në studion e lajmeve të MCN TV, Gaba i cilësoi “pakicë e inatosur dhe e vrerosur” protestuesit që u mblodhën të dielën para selisë blu. Gaba tha se nëpërmes dhunës, ata u përpoqën të transferojnë një problem personal të Sali Berishës.

Sa i takon vendimit për përjashtimin nga PD të Berishës dhe disa mbështetësve të tij, Gaba tha se ata duhet të kuptojnë pasojat e veprimeve që kanë ndërmarrë.

Zoti Nishani ka qenë i zëshëm në artikulimet e tij për atë që do të ndodhte më 8 janar. Në njëfarë mënyre më kujton Edi Ramën para 21 janarit. Ky është një arsyetim që është bërë nga të pranishmit, është diskutuar gjatë. U takon atyre të kuptojnë cilat janë pasojat që ata po prodhojnë për Partinë Demokratike. Nëse ky është kontributi që jep Berisha, në PD nuk duhet të ketë më vend. Berisha duhej të zgjidhte të ikte si hero kur ishte koha. Partitë nuk janë për të krijuar interesat personale të një individi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy