
Pekini, kryeqyteti i Kinës, është mbulur sot nga një pluhur i trashë që vjen për pasojë të stuhisë së rërës, e cila është më e forta në dekadën e fundit sipas BBC.
Stuhia shkaktoi një rritje të paparë të ndotjes së ajrit, që shkoi mbi 160 herë mbi nivelin e rekomanduar. Qindra fluurime u anuluan, ndërsa qielli u mbulua nga një mjegull portokalli me pamje apokaliptike.
Rëra po vjen nga erërat e forta që vijnë nga Mongoli i Brendshëm. Në Mongoli stuhitë e rërës thuhet se kanë shkaktuar 6 viktima, ndërsa dhjetra të tjerë rrezikojnë të zhdukura.



