Kolegji i Posaçëm nis procesin për vetingun e Llallës (VIDEO)

Kolegji i Posaçëm nis procesin për vetingun e Llallës (VIDEO)

Kolegji i Posaçëm i Apelit ka vendour shtyrjen ne daten 31 Maj ora 10.00 seancën për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Arsyeja e shtyrjes së vendimit lidhet me deklaratën e avokatit të tij, Sokol Hazizaj se Llalla nuk ka dijeni për seancën, ndërsa prokura e tij e përfaqësimit është e përgjitshme dhe jo specifike.

Seanca u zhvillua pa pranin e ish-kryeprokurorit pasi ky i fundit ndodhet në Gjermani, ndërsa u përfaqësua nga avokati Sokol Hazizaj i  cili  deklaroi se klienti i tij nuk ka pasur dijeni për ankimimin e Komisionierit Publik nga ky institucion por e ka mësuar nga mediat ndersa tha se kishte komunikuar me Adriatik Lallën para dy javësh, përmes bashkëshortes kurse komunikimi i drejtëpërdrejtë i fundit i avokatit me Adriatik Llallën kishte qenë edhe më herët.

Pas nje pushimi per rreth 30 min, trupi gjykues vendosi që të shtynte seancën në mënyrë që Llalla të njoftoj dhe avokati të kishte një prokurë specifike për ta përfaqësuar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy