Arbëreshja Antonela nga zona e Kalabrisë në Itali rrëfen në emisionin “FactCheck” në MCN se si e ruajnë kulturën dhe traditën.
Ajo shprehet se gjuhën shqipe e flet që nga lindja, pasi nëna e saj nuk dinte gjuhë tjetër.
Flisja shqip që kur linda. Nëna ime nuk njihte gjuhë tjetër veç arbërishtes. Unë flas dhe italisht. Fatkeqësisht në shkollë nuk bëhet gjuhë arbërisht.
Unë di të flas, por nuk di as të lexoj dhe as të shkruaj. Unë i flas tim biri në gjuhën arbëreshe, por në shkollë dhe me shokët flet italisht.
Shumë u martuan me italianë, por gjuha është arbëreshe. Kostumi që kam veshur është bërë me dorë. Nëna ime ishte e veshur kështu. Kur vdiq ia vunë. Vetëm një pjesë të kostumit e kam prej nënës që e ka bërë me dorë, është 100 vjet.
Kostumin e bën një mjeshtre, një grua arbëreshe, iu deshën tre muaj. Copa u punua me avull që të mos kapeshin fijet.
Unë nga Shqipëria, kam shumë shokë, Shqipëria është e bukur, më shkul zemrën. Njerëzit janë të urtë dhe punëtorë.
Shqiptari mban fjalën, mban besën. Është serioz. Ushqim tradicionale bëjmë shumë, makaronat e dorës me lëng domatesh.
Kur martohet nusja, bëhet ëmbëlsirë me mjaltë, shumë e veçantë. Bëjmë biskota të thatë, që bëhet me sheqer të bardhë veze. Thahet dhe e hanë dhëndri dhe nusja kur martohen në kishë.



