10 miliardë dollarë në ar, platin dhe metale të tjera të çmuara përfundojnë çdo ditë në mbeturina në formën e asaj që mbetet nga pajisjet elektronike. Shifra del nga raporti i Global E-waste Monitor, i Kombeve të Bashkuara, sipas të cilit, çdo vit, njerëzimi gjeneron rreth 50 milionë tonë mbeturina elektronike, përfshirë kompjutera, smartfonë, televizorë etj. Një shifër që është baras me 7.3 kg për person (përfshirë fëmijët). Nga këto, vetëm 17% u ricikluan në vitin 2019.
Duhet theksuar se mbeturinat elektronike, përveçse ndotin shumë (bateritë përmbajnë materiale toksike për mjedisin, monitorët përmbajnë mërkur etj), përmbajnë gjithashtu sasi të vogla metalesh të çmuara brenda tyre. Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, fakti që, çdo vit, smartfonët dhe kompjuterat përfundojnë në kosh, krahas dëmtimit të mjedisit, ka një dëm financiar prej 14 miliardë në metale të çmuara. Prej tyre, sot, vetëm një pjesë e vogël është rikuperuar dhe ricikluar.



