Përgjimet e kosovarëve në Venecia: Me 50 mijë vetë, jo Kosovën, por gjithë Europën e shkatërron

Përgjimet e kosovarëve në Venecia: Me 50 mijë vetë, jo Kosovën, por gjithë Europën e shkatërron

Prokuroria italiane ka marrë dje në pyetje shtetasin kosovar Arjan Babaj i arrestuar dy ditë më parë si anëtar i një celule terroriste xhihadiste që po organizonin hedhjen në erë të urës Rialto në qytetin e Venecias.

Arjan Babaj 28 vjeç, më i madhi në moshë i kësaj celule të përbërë nga 4 kosovarë, konsiderohet strategu e guida e tyre shpirtërore. I marrë në pyeje në burgun e Venecias, 28 vjeçari kosovar nuk ka pranuar të flasë para prokurorëve. Gjatë ditës së sotme pritet të merret në pyetje në burgun e Bellunos Fisnik Bekaj, 25 vjeç dhe në burgun e Trevizos Dake Haziraj 26 vjeç.

Akuza ndaj tyre është përkrahje e propagandës xhihadiste e pjesëmarrje në organizim me qëllim terrorizëm ndërkombëtar.

Ndërkohë policia italiane ka bërë publike biseda të tjera të përgjuara mes anëtarëve të kësaj celule ku shprehen qartë qëllime e tyre terroriste.

Në orën 3 të natës më datë 7 mars 2017 Arjan Babaj bisedon me anëtarët e celulës së tij e shprehet: “Për myslimanët është një detyrim të shkatërrojnë kishat e t’i kthejnë në xhami. Ne këtu jemi vetëm 5 veta. Por jashtë mund të jenë 50 mijë të tjerë. E me 50 mijë persona a e di çfarë bën? Jo Kosovën, por Europën shkatërron! Nëse të gjithë myslimanët do të ndiqnin besnikërisht konceptet e fesë së tyre, Europa do të ishte zhdukur.”

Në bazën e tyre në apartamentin prej 35 metra katror në lagjen San Marco të Venecias më datë 2 mars 2017, kosovarët bisedojnë mbi ngjarjet e fundit në Turqi. Më i vogli i grupit në moshë minorene dhe i konsideruar nga hetuesit italianë si më i radikalizuar i grupit shprehet: “Jam shumë i kënaqur për çka ndodhi në Turqi, tani duhet të bëjmë diçka në San Marco”. Fisnik Bekaj përpiqet të shpjegojë se Italia nuk ka gisht në këtë mes e se nuk po lufton kundër ISIS, por Arjan Babaj e kundërshton e thotë: “Ka të bëjë dhe Italia, dhe Italia ka çuar ushtarë e mjete në mënyrë jo direkte pasi është pjesë e OKB ku marrin pjesë të gjithë shtetet”.

Më datë 22 mars 2017 pas sulmit terrorist në parlamentin e Londrës, anëtarët e celulës xhihadiste kosovare mblidhen në bazën e tyre dhe bisedojnë. Dake Hazizaj shprehet: “E patë çfarë ndodhi në Londër? I vranë 2 ose 3 vetë e u plagosën 12-13 të tjerë. E bëri njëri me mjekër.” Fisnik Bekaj përgjigjet: “Sa mirë ia ka bërë”.

Përgjimet telefonike vërtetojnë se grupi i kosovarëve ishte i gatshëm të nisej drejt Sirisë. Arjan Babaj jepte orientime operative se si mund të mbërrinin në vendet e luftës. “E kam studiuar mirë thotë ai, fillmisht mbërrin në Egjipt, nga Egjipti është e thjeshtë pasi ka mjaft korridore për të mbërritur në fushë-betejë. Por në Egjipt është e vështirë të mbërrish duke u nisur nga Kosova”.

Katër kosovarët e arrestuar frekuentonin 3.4 herë në javë palestrën në qëndër të Venecias. Në banesën e tyre u gjetën dhe mjaft video stërvitjeje të ushtarëve të ISIS. / ORA / 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy