Për herë të dytë në Hënë/ Me misionin Artemis, NASA-s hyn në një epokë të re

Për herë të dytë në Hënë/ Me misionin Artemis, NASA-s hyn në një epokë të re

Nëse raketa gjigante e Sistemit të Nisjes Hapësinore e NASA-s ngrihet nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida siç është planifikuar të hënën, ajo do të bëhet automjeti i parë në 50 vjet që mund të çojë njerëz në Hënë.

Për industrinë komerciale të hapësirës, ​​mund të sinjalizojë diçka edhe më domethënëse: fundin e mënyrës së vjetër të të bërit biznes nga agjencia hapësinore amerikane dhe fillimin e një epoke të re për bashkëpunimin tregtar dhe ndërkombëtar në hapësirë.

SLS, me lartësi sa një ndërtesë 30-katëshe dhe më e fuqishme se raketat Saturn V që bartën misionet Apollo në Hënë, është një monument i ambicieve të mëdha hapësinore.

U deshën 11 vjet për të arritur në platformën e nisjes - pothuajse dy herë më shumë se Saturn V - dhe, sipas një auditimi të bërë në NASA, do t’u kushtojë taksapaguesve amerikanë 29.5 miliardë dollarë deri në vitin 2025. Raketa është pjesa qendrore e programit Artemis prej 93 miliardë dollarësh, i cili u krijua për t’i çuar sërish njerëzit në Hënë deri në vitin 2025. Në terma afatgjatë, ideja është të veprojë si trampolinë për të arritur në Mars.

Megjithatë, edhe para se SLS të lërë Tokën, epitafet kanë nisur të shkruhen. Në mungesë të ripërdorimit që ka ulur kostot e nisjes në Blue Origin të Jeff Bezos dhe SpaceX të Elon Musk, raketat pritet të kërkojnë më shumë kohë për t'u ndërtuar dhe kushtojnë më shumë se sistemet e lëshimit të rëndë ende në zhvillim në rivalët komercialë.

Sipas planeve të NASA-s, SLS do të fluturojë vetëm një herë në dy vjet, me një kosto prej 2.2 miliardë dollarësh çdo herë. Me 1 miliardë dollarë të tjera që i shkojnë Lockheed Martin për të ndërtuar anijen kozmike Orion që ndodhet në majë të SLS, agjencia e çon koston totale për çdo mision Artemis në 4.1 miliardë dollarë.

“Kostoja e pajustifikueshme dhe shkalla e ulët e lëshimit” nënkuptonin se SHBA-ja kishte të ngjarë të kthehej në alternativa më të lira kur ato të ishin të disponueshme, tha Laura Forczyk, një analiste hapësinore amerikane. Ashtu si të tjerët, ajo e përshkroi SLS si një "arritje monumentale" - ndërsa në të njëjtën kohë parashikoi se "nuk ka gjasa të jetë kali i punës" për eksplorimin e hapësirës në SHBA për një kohë të gjatë.

NASA po arrin në një konkluzion të ngjshëm, edhe pse Boeing, kontraktori kryesor, thotë se po punon për të ulur koston e lëshimeve të ardhshme të SLS. Në fund të vitit të kaluar, një auditim në NASA doli në konkluzionin se për programin e saj të fluturimit në hapësirë ​​të drejtuar në një bazë të sigurt afatgjatë, do t'i duhej t'i drejtohej alternativave komercilae, më të lira se SLS.

Këto ka të ngjarë të përfshijnë disa raketa me shkallë të ndryshme ripërdorimi për të ulur koston e tyre. Starship i SpaceX, Neë Glenn i Blue Origin dhe raketa Vulcan që po zhvillohen nga United Launch Alliance, një sipërmarrje e përbashkët midis Boeing dhe Lockheed Martin, janë të gjithë në pritje të fluturimeve të tyre të para testuese.

NASA ka planifikuar katër misione për SLS, ku i treti do të çojë njerëzit në Hënë. Pas kësaj, është e paqartë nëse raketa do të fluturojë përsëri.

Kostoja dhe vonesat për Artemis pjesërisht reflektojnë përmbysje politike në rrugën drejt arritjes së një plani përfundimtar. Administrata e Obamës hoqi dorë nga programi i mëparshëm i Konstelacionit për t'u kthyer në Hënë, përpara se Shtëpia e Bardhë e Trump të vendoste kursin aktual më shumë se gjashtë vjet më vonë.

Në vitet ’60, SHBA-ja lëshoi ​​raketat e saj Saturn V brenda gjashtë vjetësh, ndërsa nisi përpjekjet për të çuar njeriun e parë më Hënë. SLS, "ishte një lloj qasjeje së prapthi", tha Greg Autry, i cili në vitin 2016 punoi në ekipin e NASA-s që parashtroi planin për t'u kthyer në Hënë. I shqetësuar për humbjen e terrenit ndaj Kinës dhe Rusisë, Kongresi e shtyu NASA-n të ndërtonte një sistem të ri lëshimi dhe vetëm pas kësaj hodhi idenë e përdorimit të raketës.

Politika e projekteve gjigante hapësinore shërbeu gjithashtu për të rritur kostot, pasi politikanët luftuan për të fituar pjesë të punës për zgjedhësit e tyre - një "pjesë e pashmangshme" e procesit, tha Autry. Konsiderata të ngjashme ndikuan gjithashtu në vendime të rëndësishme në lidhje me dizajnin e raketës, pasi senatorë të fuqishëm si Richard Shelby i Alabama-s u përpoqën të mbronin vendet e punës të lidhura me programet ekzistuese në shtetet e tyre.

Pavarësisht thirrjeve për t’i bërë disa pjesë të raketës të ripërdorshme për të kursyer para, dizajni për SLS ndoqi një plan më tradicional. Ai gjithashtu bëri thirrje për ripërdorimin e pjesëve të programit Space Shuttle, duke përfshirë motorët e anijes, i cili ishte parashikuar të reduktonte rrezikun e teknologjisë dhe të kursente para. Kjo solli kosto në rritje pasi motorët u rindërtuan nga themeli.

Mbi të gjitha, SLS mbetet testament për mënyrën se si NASA ka funksionuar për pjesën më të madhe të ekzistencës së saj. Ajo u ndërtua sipas një marrëveshjeje kosto-plus ku NASA ruan kontrollin dhe rimburson kontraktorët për kostot e tyre.

Administratori i NASA-s, Bill Nelson, i quajti kontratat me kosto plus si kjo "mënyra e vjetër e të bërit biznes" kur dëshmoi para Kongresit në maj. Ndërsa nuk komentoi në mënyrë specifike për SLS, ai tha se aranzhime të tilla inkurajuan kompanitë të bënin oferta të ulëta për të fituar kontrata, gjë që e la Nasa-n pa alternativë përveçse të përballonte kostot e shtuara.

Agjencia tashmë e ka shijuar alternativën. Pa një raketë të sajën, ajo ka përdorur një marrëveshje me çmim fiks për të paguar SpaceX, e cila do të transportojë ngarkesa dhe astronautët amerikanë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Kushtet komerciale në të cilat funksionon SpaceX krijojnë stimuj të mëdhenj që ajo të mbajë shpenzimet. Një zyrtar i NASA-s vlerësoi se raketa Falcon 9 e SpaceX kushtoi më pak se 400 milionë dollarë për t'u zhvilluar dhe se NASA do të kishte shpenzuar 10 herë më shumë për të ndërtuar raketën sipas një sistemi me kosto plus.

Nëse programi Artemis rezulton të jetë nxitimi i fundit për një mënyrë të vjetër të trajtimit të projekteve gjigante hapësinore, ai gjithashtu jep një paraqitje të shkurtër se si mund të duket e ardhmja e eksplorimit të hapësirës. Ai përfshin disa elementë nën variacione të ndryshme të një kontrate me çmim fiks, duke përfshirë një komision për SpaceX për të ndërtuar një tokëzues hënor. Blue Origin protestoi kundër kësaj marrëveshjeje dhe Nasa tani po shikon dhënien e një kontrate për një zbarkim të dytë.

Pjesë të tjera të Artemis që operojnë sipas marrëveshjeve me çmim fiks përfshijnë një sërë kontratash me kompani private për të transportuar pajisje në sipërfaqen hënore dhe një komision për një "portë" hënore - një anije që do të ulet në orbitën hënore dhe do të përdoret si stacioni i rrugës për uljen në Hënë.

Projekte të tilla përfaqësojnë forma të reja partneriteti midis sektorit privat dhe publik dhe duhet të ofrojnë një bazë solide për industrinë komerciale të hapësirës, ​​sipas Autry. “NASA po evoluon me shpejtësi”, shtoi ai. “NASA nuk është një kompani transporti apo një agjenci rregullatore. Ata janë një institucion shkencor dhe kërkimor.”

Në një shenjë tjetër që Artemis tregon një drejtim të ri për zhvillimin e hapësirës amerikane, projekti është mbështetur në mbështetjen e disa agjencive ndërkombëtare hapësinore, duke përfshirë Agjencinë Evropiane të Hapësirës, ​​e cila ka ndërtuar një modul që do të sigurojë sisteme rezervë për anijen kozmike Orion.

Përfshirja ndërkombëtare tregoi se motivet gjeopolitike pas Artemis ishin shumë të ndryshme nga gara hapësinore e Luftës së Ftohtë që çoi në zbarkimin e Apollos në Hënë, tha Forczyk. Ajo shtoi se kjo tregon se SHBA po përpiqet të ndërtojë një aleancë më të gjerë ndërkombëtare për të mbështetur eksplorimin afatgjatë të hapësirës, duke krijuar gjithashtu një koalicion për të kundërshtuar ambiciet kineze dhe ruse në hapësirën e largët.

/ Financial Times

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy