Kuvendi miraton me shumicë votash komisionet për “Zgjedhoren” dhe “Territorialen”

Kuvendi miraton me shumicë votash komisionet për “Zgjedhoren” dhe “Territorialen”

Qysh në nisje të seancës së sotme parlamentare, Kuvendi miratoi ngritjen e komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorialen.

Zgjedhorja mori 113 vota pro dhe tre kundër, ndërsa Territorialja 115 vota pro dhe tre kundër.

Kundër votuan deputetët e partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe Erald Kapri, dhe Redi Muçi i Lëvizjes Bashkë. 

Në fjalën e tij pas votimit Shehaj akuzoi dy partitë e mëdha se qëllimi i vetëm i PS dhe PD është vrasja e partive të vogla dhe eliminimi i demokracisë në vend.

Sipas tij, mazhoranca dhe opozita ngrenë fshehurazi një komision pa përfshirë partitë e reja, për të vjedhur bashkë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy