Lulzim Basha publikon librin e parë!

Lulzim Basha publikon librin e parë!

Veç takimeve, fjalimeve apo statuseve në rrjeteve sociale, kryedemokrati Lulzim Basha ka zgjedhur që t’u flas qytetarë para zgjedhjeve të 25 prillit përmes një libri.

No description available.

 

“Misioni im” është libri i botuar prej tij vetëm 1 muaj para datës kur Shqipëria do të vendosë për qeverinë e re.

Kjo është hera e parë që Basha shkruan dhe boton një libër, ndërsa në faqet e tij fokusohet tek jeta e tij në politikë, nga fillimet e këtij rrugëtimi deri sot kur kërkon që t’i besohet një post me rëndësi, ai i kryeministrit.

Në përshkrimin e tij shkruhet se ky libër vjen si një letër e hapur drejtuar shqiptarëve. “Në të janë qasjet e tij personale mbi jetën politike në vend dhe zhvillimet e opozitarizmit nën drejtimin e tij, lidhjet e tij familjare e personale dhe historikun e përfshirjes së tij në politikën aktive në vend”, shkruhet ndër të tjerash në kopertinën e librit, i cili kushton 1000 lekë.

Ai pritet ta prezantojë librin gjatë ditës së sotme. Libri është botuar sot, datë e cila shënon 29-vjetorin e fitores së parë të Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy