Serbia voton sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Serbia voton sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Serbia voton sot në zgjedhjet e jashtëzakonshme për parlamentin e ri. Kutitë e votimit janë hapur prej orës 7 të mëngjesit për 6.5 milionë banorë me të drejtë vote.

Në total janë 8 mijë e 273 qendra votimi. Zgjedhjet e jashtëzakonshme kanë qenë kërkesë e opozitës serbe përgjatë gjithë këtij viti që është shoqëruar me protesta masive, ndërsa ky do të jetë një test i rëndësishëm për Presidentin Aleksandër Vuçiç.

Serbët e Kosovës, të katër komunave në Veri, kanë udhëtuar prej orëve të para të mëngjesit drejt Serbisë për të votuar në 4 qytete.

Ata janë organizuar me autobusë duke sjellë edhe kolona të gjata në pikat kufitare.

Ndërsa situata është ndryshe për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kësaj radhe të ndarë në dy lista, Beteja politike e shqiptarëve vazhdon me kryesues Shaip Kamberin dhe Alternativa Demokratike Shqiptare- Lugina e Bashkuar me kryesues Shqipërim Arifin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy