Marli, kampioni në bodybuilding: Ja si e fitova vendin e tretë në Ballkan me temperaturë dhe antibiotik

Marli, kampioni në bodybuilding: Ja si e fitova vendin e tretë në Ballkan me temperaturë dhe antibiotik

Kampioni ballkanik i bodybuilding Marli Martini, i ftuar sot në programin e mnëgjesit “Zgjohu me MCN”, foli për rikthimin e tij pas dy vitesh pushim, që përkuan me fitore të mëdha.

Marli, thotë se me 4 prill fitoi Kupën e Shqipërisë, teksa ditë më vonë, me temperaturë dhe antibiotik ja doli të jetë i treti në kampionatin ballkanik.

Në datën 4 prill arrita të fitoj Kupën e Shqipërisë, pastaj ditë më vonë konkurrova për kampionatin ballkanik. E forta ka qenë se kam shkuar atje me antibiotik dhe me temperaturë.

Kisha gjashtë muaj që mbaja regjim, u stërvitja, para se të hyja në garë isha i dëmtuar dhe kisha dy vite pauzë. Nuk isha futur në garë, kaluan dy vite, pak kisha dëmtime, pak disa probleme familjare dhe kaluan dy vite pa provuar. I falënderoj çunat e grupit që më nxitën, thamë po futem edhe unë më ftuan në garë, unë nuk u futa për të fituar por thashë ta provoj dhe arrita të dal i treti në Ballkan.

Më ndikoi pak antibiotiku, ditën e parë shtova 1 kg, dhe gjatë tre ditëve, nga 68 kg sa duhej pesha trupore, arrita të shkoj në 73 kg. Thjesht ulëm karbohidrate dhe çdo kripëra që shtoja pija ujë.

Kam këtë dhjamin që më pengon estetikisht, kur bëj poza me pengon, por do e operoj.

Kampioni në bodybuilding dha këshilla edhe se sa efikas është fitnesi dhe ushqyerja e shëndetshme për çdo njeri.

Unë në palestër kam vajza të cilat janë më të vërtetë të rregullta dhe korrekte në ushtrime.

Por nëse ushqehesh keq dhe bën ushtrime, nuk bën efekt palestra.

Duhet të ushqehesh me karbohidrate, yndyra të shëndetshme dhe vitamina, që shërbejnë për një trup të palestruar.

Poashtu është e nevojshme për çdo njeri të bëj 10 mijë hapa në ditë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy