Ish-Zonja e Parë e Hondurasit dënohet me 58 vite burg pasi bleu stoli me fonde publike

Ish-Zonja e Parë e Hondurasit dënohet me 58 vite burg pasi bleu stoli me fonde publike

Një gjykatë në Honduras ka dënuar ish-Zonjën e Parë, Rosa Elena Bonilla, me 58 vjet burg. Bonilla, 52 vjeç, u shpall fajtore për shpërdorimin e 779 000 dollarëve (635 000 paund) nga donacionet ndërkombëtare dhe fondet publike gjatë katër viteve.

Prokurorët thanë që ajo përdori paratë për të blerë stoli dhe për të paguar faturat mjekësore dhe shkollimin e fëmijëve të saj. Avokati i saj tha se Bonilla ishte e pafajshme dhe do të apelonte vendimin e rëndë të burgimit, raporton BBC.

Bonilla u arrestua në shkurt 2018, pas një hetimi për zhdukjen e parave nga fondet publike, përfshirë një buxhet të krijuar për të siguruar këpucë për fëmijët e varfër honduras.

Ndihmësi personal i Bonilla, Saúl Escobar u dënua gjithashtu me 48 vjet burg për mashtrim. As Bonilla dhe as burri i saj nuk ishin në gjyqin e dënimit.

Nuk është hera e parë që një anëtar i familjes Lobo është dënuar. Djali më i madh i Porfirio Lobo, Fabio, u dënua me 24 vjet burg në 2017 pasi u deklarua fajtor për akuzat e kompromitit për të importuar kokainë në SHBA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy