Kina merr vendimin shkatërrimtar për Korenë e Veriut: I jep fund…

Kina merr vendimin shkatërrimtar për Korenë e Veriut: I jep fund…

Kina ka vendosur të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare me Korenë e Veriut, deri sa Peniani të heqë dorë nga programi bërthamor. Kështu tha në një  deklaratë publike zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze. Ai theksoi se Ura 80-vjeçare e Tregtisë dhe Miqësisë mes Kinës dhe Koresë së Veriut do të mbyllet në fillim të muajit dhjetor.

Kina do të ndërpresë përfundimisht lidhjen tregtare me Korenë e Veriut. Pekini ka vendosur që ura tregtare e miqësisë mes dy vendeve të mbyllet në fillim të muajit dhjetor, ndërkohë që tensionet për programin bërthamor të Penianit, vazhdojnë të dominojnë në rajon.

Deklarata për ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare erdhi nga Zëdhënësi i ministrisë së jashtme kineze, Geng Shuang. Ura 80-vjeçare është rruga kryesore tregtare e Kinës me Korenë e Veriut dhe furnizon vendin komunist të Kim Jong UN me deri 80 për qind të mallrave të saj.

Marrëdhëniet mes Pekinit dhe shtetit koreano-verior janë tensionuar së fundmi, për shkak të sanksioneve të Kinës ndaj programeve bërthamore dhe raketore të Penianit. Mbyllja e tregtisë mendohet të jetë një masë e mundshme që Pekini po ndërmerr, si presion ndaj Penianit, më qëllim që ky i fundit të ndalë testet bërthamore.

Mesa duket Kina u nxit nga Presidenti i SHBA, Donald Trump në turin e tij aziatik pasi së fundmi Pekini ka rritur presionet ekonomike ndaj regjimit të Kim Jong UN. Shteti kinez është aleati i vetëm më i rëndësishëm i Koresë së Veriut, por tensionet mes dy vendeve janë përshkallëzuar ndjeshëm pas testimit të raketave bërthamore.

Disa ditë më parë, kompania e fluturimeve, Air China suspendoi fluturimet nga Pekini drejt Penianit. Ndërsa muajin e kaluar, lideri koreanoverior, Kim Jong Un urdhëroi të gjithë qytetarët që punonin në Kinë, që të ktheheshin në shtëpitë e tyre mes frikës nga lufta bërthamore.

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy