Politikani Nard Ndoka në emisionin 'Stay Tuned' në MCN TV deklaroi se pavarësisht ‘non gratës’ së Sali Berishës opozita do të ketë një bashkëpunim me ndërkombëtarët sepse kjo është një domosdoshmëri për një vend të vogël si yni. Ai tha se ne duhet të përmirësojmë imazhin, duke pasur parasysh dhe kryeministrin tonë që shan dhe jep moral në BE kur gjysmën e të vetëve e ka në burg.
Pa diskutim që do kemi bashkëpunim sepse është i domosdoshëm, sidomos me BE ky jemi në një proces të rëndësishëm dhe delikat. Tashmë kemi një personazh si Rama që shkoi dhe foli si Enver Hoxha duke menduar se po fliste para rilindësve të vetë, një personazh që përfaqëson një vend të vogël, ne kemi nevojë të mësojmë prej këtyre vendeve dhe ai shkon dhe jep moral, një lider që ka gjysmën e të vetëve në burg. Duhet të vendosim dinjitetin tonë në vend përtej një personazhi problematikë, kemi parë kryeministrin tonë në vendin e modës në Paris me një veshje që nuk ishte e një standardi të pranueshëm me brekushe dhe atlete dhe shkon ky modeli jonë duke harruar se në Paris ky ka fjet poshtë urave. Ne duhet të përmirësojmë imazhin.
I pyetur nëse ka opozita sot një kandidat dhe emër të mundshëm për të fituar kundër Erion Veiajt, Ndoka tha se akoma jo pavarësisht se kanë dalë disa emra, ndërsa theksoi e rrotacioni në bashki është i domosdoshëm, dhe se do të kemi një garë të rëndësishme.
Akoma nuk kemi emra konkretë, por ka disa të tillë që kanë dalë si emra, disa prej tyre që kanë dhe një natyre të profilit të politikës. Besoj se është domosdoshmëri për ta bërë diçka të tillë sepse është e domosdoshme rrotacioni për një bashki edhe nëse ai punon mirë, por ne se kemi një avantazh të tillë, pra se ka lehtësuar jetën e qytetarëve por ja ka bërë të mërzitshme dhe duke e parë anë këtë sens mendoj se rrotacioni vjen me ide të tjera për ta zhvilluar Tiranën dhe mendoj se pas katër vitesh ta ketë PD duhet sërish rrotacion edhe pse Basha ja futi gjumit që në mandatin e parë. Do kemi një garë interesante gjithsesi. Tirana është e padiskutueshme që do jetë e PD.



