Gjyqi për “Gërdecin”, punonjësi: Punonim me mjete primitive, në dysheme kishte shumë barut

Gjyqi për “Gërdecin”, punonjësi: Punonim me mjete primitive, në dysheme kishte shumë barut

Në seancën e sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për çështjen “Gërdeci”, ka dëshmuar inxhinieri Ismet Devolli, një punonjës i fabrikës së demontimit dhe persona të tjerë.

Në dëshminë e tij, Devolli tha se ka punuar në Ministrinë e Mbrojtjes në periudhën 1966-1667.

Na thërret sekretari i përgjithshëm në zyrë dhe na tha nxirrni koston e fishekëve, i thashë që kostot nuk i nxjerrim dot ne.

Në grup kisha një inxhinier dhe dy oficerë dhe nuk kisha eksperiencë për demontimin e municioneve.

Katër anëtarë kemi qenë në grup, por Kol Lekgjonaj nuk ishte në komision për çmimet e municioneve.

Materiali që kam përgatitur nuk përllogarit kostot e demontimit. Ministria e Mbrojtjes përgatiti një strategji për demontimin dhe u ndërtua bordi i demontimit.

Ne nuk ishim në gjendje të përcaktonim kostot e shpenzimeve.

Ndërkohë financiari Kol Lekgjonaj, në dëshminë e siguruar nga MCN TV, ka deklaruar se ka punuar në shtabin e përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Kryetari me mbiemër Hoxha më tha që jam anëtar i grupit të punës dhe do vendosja çmimet për demontimin.

Në mbledhjen e fundit na erdhi një shkresë jo zyrtare që përcaktonte disa çmime të papërfillshme në koncept.

Unë nuk kam rënë dakord për çmimet dhe nuk kam firmosur asnjë shkresë, sepse nuk kishte firmë, vulë, nuk kishte të dhëna se nga cila ndërmarrje vinte.

Unë isha te financa, merrja pjesë kryesisht vetëm për mbledhje, e cila ishte e protokolluar.

Konkluzionet i nxirrte vetëm uzina e Poliçanit.

Por, avokati i ish-ministrit Fatmir Mediu e kundërshtoi duke thënë se në fakt ajo ka dalë me humbje dhe se agjësimi bëhej përmes djegies.

Punonjësi i fabrikës, Qemal Mema, ka deklaruar se u punësua nga Dritan Minxolli, për çmontimin e fishekëve, ku gjatë demontimit kishte rrezikshmëri.

Fishekët futeshin në makineri, ku ndahej baruti nga fishekët. E ndërpreva punën se u dëmtova të këmba.

Kur rifillova punë, merresha me lidhjen e thasëve të barutit. Punonim me mjete primitive. Ditën e shpërthimit, po merresha me lidhjen e thasëve të barutit.

Kur mbrapa dëgjova një shpërthim. Jam dëmtuar në kokë, në dorë, u shtrova 10 ditë në Spitalin Ushtarak.

Isha 3 deri në 7 metra larg nga vatra e shpërthimit, në dysheme kishte shumë barut në formën e një rreth-rrotullimi.

Nuk jam trajnuar dhe nuk kam patur rregullore. Nuk kam firmosur kontratë dhe më thanë se jam i siguruar, por lekët i merrja ne dorë.

Vangjeli merrej me ne. Ditën e ngjarjes na thanë që të mos lëviznim për të ngrënë bukë, pa spostuar barutin nga toka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy