Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Manskuri të Kavajës, ku burrë e grua kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja është zbuluar këtë të shtunë, rreth orës 11:45.
Në këtë fshat, është gjetur fillimisht i djegur një mjet, brenda të cilit ndodhej edhe një kufomë, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.
Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet. Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.