Gjatë fjalës së tij para Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së, Ilir Meta prezantoi platformën e tij për drejtimin e partisë për një mandat tjetër.
Meta tha se LSI tha se është identifikuar me stabilitetin e vendit dhe i ka shërbyer atij. Meta ripërsëriti se LSI-ja ka vullnetin për t’u qëndruar të gjitha marrëveshjeve.
“Jemi identifikuar me stabilitetin e vendit dhe i kemi shërbyer këtij stabiliteti. Ne u kemi qëndruar marrëveshjeve në mënyrë luajale”, tha ai.
Meta tha se LSI-ja ka nevojë të hapet dhe të përmirësojë cilësinë e lidershipit.
“Të forcojmë llogaridhënien dhe ta strukturojmë në mënyrë të përhershme. Të përmirësojmë raportin tonë me anëtarësinë”, tha Meta.



